TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi iu bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës “për një Shqipëri si gjithë Europa”.

Blushi shkruan se protesta është kundër një regjimi hajdut dhe skizofrenik, që vetëm vjedh pa pushim çdo familje shqiptare dhe po shpopullon vendin.

“Të gjithë bashkë për një Shqipëri si gjithë Europa, kundër një regjimi hajdut dhe skizofrenik, që vetëm vjedh pa pushim çdo familje shqiptare dhe po shpopullon vendin nga të rinjtë!
Nesër, ora 12:00, bashkohu edhe ti për një Shqipëri europiane që u përket të rinjve! ✌️????”, shkruan Blushi.

Blushi Fb
Blushi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb