Gazetari Juxhin Mustafaraj deklaroi se protesta e nesërme e thirrur nga Partia Demokratike është më shumë politike dhe që i shërben lidershipit të demokratëve për t’u konfirmuar.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ Mustafaraj tha se grupi parlamentar i PD-së është ende i pakonfirmuar, pasi njihet ende si kryetar i tij Enekeljd Alibeaj.

“Protesta e ditës së nesërme është politike, që i shërben lidershipit të PD për t’u konfirmuar. 6 marsi ishte test që i mori një grup deputetësh dhe u afirmoi. Grupi parlamentar vijon të jetë i pakonfirmuar. Vijon të drejtohet nga Alibeaj. Vijon të mos ketë fuqi vendimmarrëse. në gjithë takimet që deputetët bënin, qytetarët i kërkonin protestë. ka qenë një garanci e disa kryetarëve ë degës. siç ishte dega e Tiranës, që iu zotuan zotit Berisha se revolta dhe impulset e qytetarëve do e justifikonin mbajtjen e protestës siç është korriku. Ajo që kam parë me skepticizëm këto ditë nga daljet publike është se në një anë lidershipi i PD pretendon se kjo nuk është një protestë mirllifi politike, por bën kauza të qytetarëve bashkë, por kam parë dhe individë afër Berishës që nuk frymëzojnë. Unë e gjykoj se do të duhej të kishte zgjedhur elemente të tjerë, që ne aspektin social mund të ngacmonin nervin e qytetarit. Nga ana tjetër Belindi e di shumë mirë që ka një pjesë tjetër të partisë, që edhe publikisht, Alibeaj tha se nuk frymëzon Berisha për protesta.”, tha gazetari.

Belind Këlliçi: Që protestat janë politike, kjo ndodh në gjithë botën. Gjykoj se Berisha e ka treguare veten në dy aksione politike. Në Kuvendin e 11 dhjetorit, siç ishte mbajtja e organizimit në Air Albania dhe dëshmoi se mblodhi mbi 11 mijë anëtarë të PD. Sot në momentin politik që kemi, nëse do kemi zgjedhje, ata do të kenë logo, do të jenë të shtatë nëse garojnë. Unë them se në këtë moment që jemi. PD, me në kryet Berishën kanë për detyrë të konsumojnë aksionin e opozitës. Kemi harxhuar shumë energji me njëri-tjetrin. është detyra e zotit Berisha për të kthyer besimin dhe për të bërë ndryshimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb