Rikthimi i Ronaldihno-s tek Barcelona është shumë pranë të bërit realitet. Siç shkruan prestigjiozja spanjolle El Mundo Deportivo, ditën e nesërme është parashikuar një ribashkim ku do të marrin pjesë vëllai dhe njëkohësisht agjenti i futbollisti që ndërroi historinë e Barcelonës kur u transferua në këtë klu në vitin 2003, Roberto de Asis dhe Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Ronaldinho pritet të jetë Ambasadori Botëror i klubit blaugran, si dhe pjesë e ekipit të Legjendave të Barçës. Vëllai i Ronaldinho-s thotë se braziliani është shumë i iluzionuar me mundësinë për të qenë sërish imazhi i Barcelonë, ashtu siç e pranoi dhe ai vetë kur u takua me Presidentin Bartmoeu më 14 tetor të vitit të kaluar.

Pak javë më parë u vendos për inaugurimin e një selie me qendër në New York, i cili do të mund të udhëhiqet nga Ronaldinho.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb