Shpërndarja e materialeve zgjedhore në Qarkun e Elbasanit nuk mund të fillojë që gjatë paradites së sotme sikurse ishte parashikuar.

Sipas ligjit zgjedhor ato duhet ti tërheqin kryetarët dhe sekretarët e qendrave të votimit dhe bashkë me to mund të jenë edhe komisionerët e caktuar nga Partitë politike kur duan të bëhen pjesë e tërheqjes së materialeve zgjedhore.Shpërndarja në kohë i paraprin organizimit, administrimit, zhvillimit dhe mbikqyrjes sa më të mirë të ecurisë së procesit zgjedhor në të 508 qendrave të votimit në të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit me 331589 zgjedhës.

Organizatorët e procesit zgjedhor u kanë bërë thirrje të vazhdueshme të gjithë personave përgjegjës të këtij procesi për tu paraqitur në kohën e duhur pranë KZAZ -ve.

Paraprakisht vihet re një indiferencë e disa prej kryetarëve dhe sekretarëve të një pjese të madhe të qendrave të votimit nga zona të ndryshme të Qarkut të Elbasanit për tu paraqitur sipas grafikut të paracaktuar të marrjes në dorëzim të materialevezgjedhore .Aktualisht e gjithë baza e materialeve zgjedhore ka mbërritur prej disa ditësh në të 10 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor që janë në bashkitë Elbasan,Librazhd,Prrenjas, Gramsh,Cerrik, Belsh dhe Peqin të Qarkut Elbasan.

Kryetarët e KZAZ-ve bënë të ditur se gjithçka është gati për këtë të shtunë për të nisur edhe shpërndarja e materialeve në 508 qendrat e votimit. Në bashkinë e Elbasanit problematika më serioze e momentit mbetet mungesa e listave të komisionereve dhe vëzhguesve të subjektit politik Partia Lirisë e cila ka konfirmuar se do ti paraqesë sa më shpejt të jetë e mundur kështu që parashikohet që në Elbasan shpërndarja e materialeve zgjedhore nuk mund të fillojë më herët se ora 14:00 .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb