MAQEDONI E VERIUT

Nesër Presidenti Pendarovski do të presë në selinë e tij krerët e partive politike maqedonase, ku dy më të rëndësishmit janë Zoran Zaev i LSDM dhe Mickoski i VMRO- DPMNE që kanë dhe qëndrime të ndryshme për zgjedhjet.

Zaev e ka bërë të qartë që i doi zgjedhjet më 14 qershor por Mickoski i opozitës kërkon zgjedhje pas kalimit të pandemisë, ku ka kërkuar 2 muaj apo 60 ditë kohë për organizmin e tyre, që i bie në mes të korrikut.

Po ashtu edhe shqiptarët janë të ndarë për zgedhjet në Maqedoninë e Veriut, ku BDI e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje sa më shpejt kurse Aleanca për Shqiptarët i do në mes të korrikut apo fillim të gushtit. Prej fundit të 2019 deri më sot Maqedonia e Veriut drejtohet nga një qeveri teknike me kryeministër Oliver Spasovski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb