Teksa politika dhe shqiptarët presin sy e veshë për vendimin që pritet të japë nesër KE për çeljen apo jo të negociatave për Shqipërinë në BE, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ opsioni i mos çeljes të negociatave është më i keqi për ne. Mes ironisë Manjani tha se vetëm Ramës mund t’i bëjë punë ky opsion.

“Opsioni i mos çeljes të negociatave, qoftë dhe me kushte, është pa dyshim më i keqi për ne!
Vetëm Ramës mund ti bëjë punë disi…”, shkruan Manjani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb