Këshilli Europian nesër do të japë vendimin nëse do i çelen përfundimisht negociatat Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Bullgaria duket se po mban peng vendin fqinj dhe një ditë para vendimit të rëndësishëm nuk ka dhënë asnjë sinjal për të hequr veton për integrimin europian.

Gjithsesi nga partia e Zaevit, LSDM thonë se ende ka shpresë dhe nesër mund të merret një vendim pozitiv apo dritë jeshile që do i hapte rrugën Maqedonisë së Veriut për tu ulur në tryezën e parë ndërqeveritare me BE.

“Republika e Maqedonisë së Veriut bëri gjithçka që duhej lidhur me integrimin në BE. Ajo që është e rëndësishme është mbështetja ndërkombëtare që këto ditë e marrim nga e gjithë Evropa. Unë shpresoj në përfundim pozitiv, por mbetet nesër më 22 qershor ta dëgjojmë vendimin përfundimtar”- deklaroi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Ndërkohë nga veto e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut mund ta pësojë edhe Shqipëria e cila ka bindur edhe vendet skeptike si Holanda dhe ka plotësuar kushtet e mjaftueshme për të çelur negociatat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb