Konferenca e Kryetarëve përcaktoi kohën e debatit gjatë seancës plenare të datës 16 shtator, për miratimin e Programit Politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në fillim të mbledhjes, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u uroi anëtarëve të Konferencës suksese në detyrën e tyre gjatë Legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Konferenca përcaktoi kohën e debatit gjatë seancës plenare të datës 16 shtator, për shqyrtimin e projektvendimit “Për miratimin e Programit Politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.”

Konferenca vendosi që koha e debatit të jetë pa limit. Çdo deputet ka të drejtën e diskutimit 10 minuta.

Mbështetur në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, seanca plenare do të zhvillohet duke respektuar rregullat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb