Ka filluar seanca ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Haradinaj mori fjalën duke thënë se në vendin etij duke u akuzuar duhet të ishin koolgët e Prokurorisë Speciale të cilët i nxorrën dokumentet, pasi sipas tij, OVK-UÇK asnjëherë nuk ka pasur qasje për nxjerren e këtyre dokumenteve.

Ai tha se nuk do të flasë më, vetëm përmes avokatit të tij, të cilit i është caktuar vetëm 10 minuta para se të fillojë seanca.

“Zotri Gjykatës dua të them se për mua dhe këdo që ka vetëm një pik logjik nuk ka si kuptohet ndryshe se vetëm kjo prokurori do ta hjek vëmendjen e opinionit nga vetja dhe të kërkojë fajin diku tjetër, pra ne Kosovë e që për ta siç po shihet këtu Kosova dhe qytetarët e saj janë fajtor kujdestar.

Ne pse duhet të përgjigjemi pse i kemi sekretet e tyre. Aty nuk ishin as një fletë as dy fletë, OVL nuk ka pas qasje dhe nuk do të ketë dhe as qe mund të fajësohet për nxjerrjen e këtyre dokumenteve, ne  vendin tim duhet të ishin kolegët e kësaj prokurorie apo edhe ndonjëri nga vetë këta”, tha Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb