Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke ngritur pikëpyetje mbi identitetin e “pentitos” që ka dhënë dëshmi të detajuara për të.

Në një intervistë për News24 me Ola Brukon, Këlliçi deklaroi se dëshmitari i penduar mund të jetë dikush nga rrethi i ngushtë i Veliajt. “Nesti Angoni mund të jetë Nesti Balluku, Nesti Rama, Nesti Molla ose Nesti Mazniku. Nuk e dimë kush është pentito që ka hyrë në aq detaje dhe di netët e fjetjeve në hotele, paratë e shpenzuara apo markat e rrobave. Tregon që janë njerëz intimë dhe të afërt të kreut të bashkisë,” tha ai.

Arrestimi i Veliajt ka shkaktuar reagime të forta politike, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur dyshimet ndaj tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb