Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka bllokuar miliona ndihma në Rripin e Gazës në përgjigje të armiqësive të rinovuara kufitare, duke rrezikuar rritjen e tensioneve me sunduesit islamikë të territorit palestinez Hamas gjatë fushatës zgjedhore të Izraelit, shkruan france24.

Javët e qetësisë relative në Rripin e Gazës përfunduan të martën kur ushtarët izraelitë u qëlluan përgjatë kufirit me enklavën në dy incidente të veçanta.

Në përgjigje, tanket izraelite goditën dy baza të Hamasit në Gaza, duke vrarë një militant, ndërsa aeroplanët luftarakë izraelitë brenda natës goditën atë që ushtria tha se ishte një kamp ushtarak i Hamasit në Gaza veriore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb