IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu konfirmoi sot për gazetarët se njohja e një shteti palestinez nga Franca do të ishte një gabim i rëndë, ndërkohë që Parlamenti francez do të prononcohet më 2 dhjetor për këtë çështje.

Suedia njohu së fundi shtetin palestinez, që mban statusin e vëzhguesit në OKB që prej vitit 2012 dhe parlamentarët britanikë dhe spanjollë u kanë kërkuar qeverive të tyre ta njohin gjithashtu.

”Në total, 135 vende në botë kanë njohur shtetin palestinez”, sipas autoritetit palestinez.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb