Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se dëshiron një “qeveri të gjerë të unitetit kombëtar” teksa vazhdon ngërçi politik rreth formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Duke folur para kabinetit të tij, Netanyahu tha se një koalicion i tillë është thelbësor që Izraeli të përballet me atë të cilën ai e quajti si rritje të sfidave të sigurisë në të gjithë rajonin.

Sfiduesi i Netanyahut, ish-shefi i ushtrisë Benny Gantz, aktualisht është duke u përpjekur të formojë një qeveri pasi Netanyahu dështoi në përpjekjen e tij, kurse një takim mes këtyre dy liderëve është paraparë të dielën.

Gantz ka bërë thirrje gjithashtu për një qeveri të unitetit, por që të dy ndajnë mendime të ndryshme për përbërjen e tij. Netanyahu dëshiron që aleatët e tij tradicionalë fetarë dhe nacionalistë të ulen me partinë e tij Likud dhe partinë “Bardh e Kaltër” të Gantz. Megjithatë, ky i fundit nuk pranon të ulet nën një qeveri të udhëhequr nga Netanyahu, i cili po përballet me aktakuza për korrupsion.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb