Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, theksoi se në lidhje me gazin natyror janë duke biseduar me Turqinë dhe se kjo është një gjë e mirë.

Netanyahu mori pjesë në një aktivitet të partisë së tij Likud, në kuadër të fushatës para zgjedhjeve që do të mbahen më 23 mars në Izrael, në qytetin Bat Yam, ku shumica e banorëve janë hebrenjtë me origjinë nga Turqia.

Gjatë fjalimit të tij për prezantimin e ministrave nga partia e tij, iu përgjigj pyetjes së ministres për Mbrojtjen e Mjedisit, Gila Gamliel, “Çka është duke ndodhur në lidhje me gazin?”.

“Përparojmë drejt gazit. Bisedojmë me Egjiptin, Qipron (Administrata greke qipriote). Bisedojmë me Greqinë. Bisedojmë me të gjitha vendet. Madje bisedojmë edhe me Turqinë dhe kjo është një gjë e mirë”, u përgjigj Netanyahu.

Edhe ministri i Energjisë i Izraelit, Yuval Steinitz, më 9 mars në një intervistë për mediat greke tha se, vendi i tij është i gatshëm për bashkëpunim me Turqinë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb