Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke folur në lidhje me projektin “Eastmed” (Tubacioni i gazit natyror i Mesdheut Lindor) që vendi i tij nënshkroi me Greqinë dhe administratën qipriote greke, gabimisht u shpreh se: “Izraelin e shndërrojmë në fuqi bërthamore”.

Netanyahu, para takimit të zakonshëm javor të kabinetit, vlerësoi zhvillimet e fundit.

“Rëndësia e këtij projekti është se jemi duke e shndërruar Izraelin në një fuqi bërthamore”, tha Netanyahu, i cili pas një kohe të shkurtër e përmirësoi këtë duke thënë: “jemi duke e shndërruar në fuqi energjitike”.

Me anë të projektit “Eastmed” të nënshkruar më 2 janar, synohet që gazi që do të nxirret nga Mesdheu Lindor nëpërmjet Qipros greke të dërgohet në Greqi ndërsa prej aty në Itali.

Sipas raportit të publikuar të Institutit Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm vitin e kaluar, Izraeli, që me publikun ndërkombëtar nuk ndan informacion në lidhje me armët bërthamore, posedon mes 80 deri 90 armë bërthamore.

Nga ana tjetër administrata izraelite as i mohon e as i pohon raportet e tilla.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb