Izraeli nuk e refuzon dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, më 1 shkurt, në një intervistë për CNN. Netanyahu tha se “padyshim është duke konsideruar” ofrimin e mbështetjes ushtarake për Kievin.

Ai vuri në dukje se Izraeli është i gatshëm të dërgojë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, Iron Dome, në Ukrainë. Netanyahu tha gjithashtu se ai do të ishte i gatshëm të vepronte si ndërmjetës në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse të dyja palët dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: