IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kërkoi sot nga komuniteti ndërkombëtar të këmbëngulë për arritjen e një marrëveshjeje të mirë me Iranin për programin bërthamor, pas një jave bisedimesh maratonë në Lozanë.
“Tani është koha që komuniteti ndërkombëtar të insistojë për arritjen e një marrëveshjeje të mirë”, deklaroi Netanyahu duke paralajmëruar se lëshimet e bëra për Iranin në Lozanë rrezikojnë të çojnë në një marrëveshje jo të mirë që do të vinte në rrezik Izraelin, Lindjen e Mesme dhe paqen në botë.
“Një marrëveshje e mirë do të zhdukte në mënyrë domethënëse infrastrukturat bërthamore të Iranit, një marrëveshje e mirë do të kushtëzonte heqjen e mundshme të sanksioneve për programin bërthamor iranian me një ndryshim të sjelljes nga ana e Iranit”, theksoi ai.
“Irani duhet të ndërpresë agresionin në rajon, terrorizmin në mbarë botën dhe kërcënimet për të eliminimin e Izraelit”, shtoi kryeministri izraelit.
(m.k/BalkanWeb)