Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli po kërkon qetësi pas përleshjeve të mbrëmshme mes policisë dhe besimtarëve myslimanë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin lindor.

“Izraeli është i përkushtuar për të garantuar lirinë e adhurimit, aksesin e lirë për të gjitha fetë dhe status quo-në dhe nuk do të lejojë ekstremistët e dhunshëm ta ndryshojnë këtë”, thuhet në një deklaratë të kryeministrit.

Përleshje të dhunshme shpërthyen gjatë natës midis policisë izraelite dhe besimtarëve brenda kompleksit të xhamisë al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame, duke ngritur frikën e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve pasi Ramazani, Pashkët hebraike dhe të krishtera, përkojnë këtë vit në të njëjtën kohë. Liga Arabe po mban sot një mbledhje urgjente me kërkesë të Jordanisë, kujdestarit të vendeve të shenjta myslimane në Jerusalem

Shoqata Ahmed Abu Hait.

Incidente të dhunshme shpërthyen natën e së martës duke u gdhirë e mërkura mes policisë izraelite dhe besimtarëve brenda kompleksit të xhamisë al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i adhurimit të Islamit, duke ngritur shqetësime për përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në mes të Ramazanit dhe ndërsa hebrenjtë përgatiten për të festuar Pashkën.

Policia izraelite publikoi video që tregon shpërthime, ndoshta fishekzjarre, brenda xhamisë dhe pamje ku hedhin gurë. Një tjetër video tregon anëtarët e forcave speciale të policisë që përparojnë drejt xhamisë së mbrojtur nga mburoja. Policia njoftoi arrestimin e më shumë se 350 personave.

Reagimet

Berlini shprehu shqetësimin pas përleshjeve dhe u bëri thirrje “të gjithë atyre që kanë ndikim në situatën (…) të bëjnë gjithçka për kthimin e qetësisë”. Zëdhënësi i qeverisë Christopher Burger u kërkoi të gjitha palëve “të mos i hedhin benzinë ​​zjarrit”.

Jordania, kujdestari i vendeve të shenjta në Jerusalem, u bëri thirrje forcave izraelite që të tërhiqen menjëherë nga xhamia, ndërsa Arabia Saudite tha se “refuzon kategorikisht” çdo veprim që shkel “parimet dhe normat ndërkombëtare që rregullojnë respektimin e fesë”.

Egjipti, një ndërmjetës tradicional midis Izraelit dhe palestinezëve, njoftoi se e konsideron “Izraelin, një fuqi pushtuese, përgjegjës për këtë përshkallëzim të rrezikshëm që mund të dëmtojë përpjekjet e armëpushimit”. Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu i përshkroi përleshjet në xhaminë Al-Aksa si “të papranueshme” dhe “në shkelje të natyrës së shenjtë” të vendit.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme”, këmbënguli ministri i cili po fliste në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. “Normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin ka filluar, por angazhimi ynë nuk mund të jetë në kurriz të kauzës palestineze dhe parimeve tona”, vazhdoi ai, duke vlerësuar se “këto sulme e kaluan kufirin”.

Duke denoncuar këtë “krim të paprecedentë”, lëvizja islamike palestineze Hamas, e cila sundon Rripin e Gazës, u bëri thirrje palestinezëve të Bregut Perëndimor që “të shkojnë masivisht në xhaminë islamike Al-Aksa për t’i mbrojtur atë”.

(Protothema/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb