IZRAEL-Kryeministri izraelit në ikje, Benjamin Netanyahu, i cili fitoi zgjedhjet legjislative më 17 mars, kërkoi sot falje publike për disa deklarata fyese në lidhje me arabët izraelitë gjatë fushatës zgjedhore, që u kritikuan në mënyrë të veçantë nga SHBA-ja.

“Pranoj që deklaratat e mia të fundit kanë ofenduar disa qytetarë izraelitë dhe anëtarët e komunitetit të arabëve izraelitë. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Kërkoj falje për këto deklarata”, theksoi Netanyahu, deklaratat e të cilit gjatë një takimi me arabët izraelitë në Jerusalem, u publikuan nga televizionet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: