Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklamuar se SHBA-të do të zhvendosin ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem brenda një viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat izraelite, Netanyahu u ka thënë gazetarëve se, “Vlerësimi im solid është se SHBA-të duket se do të zhvendosin ambasadën shumë më shpejtë nga ajo që mendojnë të gjithë, brenda një viti nga tani”.

Muajin e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, zyrtarisht njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe urdhëroi zhvendosjen e ambasadës në qytetin e shenjtë.

Ndryshimi i politikës së SHBA-ve ka shkaktuar protesta në botën arabe dhe muslimane dhe një valë protestash në tokat palestineze që kanë lënë të paktën 16 të vdekur.

Dje poashtu, administrata amerikane tha se do të pezullojë 65 milionë dollarë ndihma për palestinezët.

Jerusalemi mbetet në zemër të konfliktit Palestinë-Izrael, me palestinezët duke shpresuar që Jerusalemi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti palestinez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb