Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se ai do të jetë qytetari i parë në Izrael që do të marrë vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Komentet e kryeministrit Netanyahu erdhën pas mbërritjes së grupit të parë prej 100 mijë dozave të vaksinës ”Pfizer”.

“Kam besim në vaksinën ‘Pfizer’ dhe do të jem i pari që do të vaksinohem, të jem një model për pjesën tjetër”, tha Netanyahu.

Një avion mallrash mbërriti nga Belgjika në aeroportin ndërkombëtar ”Ben Gurion”, në Tel Aviv, me 100 mijë doza në bord.

Izraeli ka një kontratë me prodhuesin amerikan të ilaçeve ”Pfizer” për ta furnizuar atë me vaksinën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: