Nga dje deri në datën 28 Dhjetor 2016 Teatri Kombëtar organizon mbledhjen e materialit dramatik për edicionin e III-të të “Netët e leximit të dramës shqipe”.

TK njofton se janë të ftuar të gjithë dramaturgët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë të paraqesin veprat e tyre brenda këtij harku kohor, duke sjellë 2 kopje të printuara të veprës dramatike dhe një kopje në variantin elektronik.

Në këtë edicion janë të papranueshme veprat dramatike të cilat janë paraqitur në dy edicionet e mëparshme, me përjashtim të rasteve kur vepra në fjalë paraqitet dhe mbrohet nga një konceptim i mirëfilltë regjisorial.

“Secili autor ka të drejtën e prezantimit me vetëm një vepër dramatike. Dy shtyllat kryesore për seleksionimin përfundimtar janë: Vepra e shkruar dhe garancia regjisoriale”, njofton TK, duke shtuar se të drejtën për të hyrë në fazën e parë të seleksionimit e kanë edhe ato vepra të traditës apo bashkëkohore shqiptare, të cilat vijnë si propozim i regjisorëve që nëpërmjet trajtimit të tyre regjisorial mendojnë se arrijnë parametrat e duhura për skenën dhe publikun e Teatrit Kombëtar.

“Në rastin kur vepra dhe arsyetimi regjisorial kalojnë fazën e parë të seleksionimit, regjisori vetë, me ndihmën e stafit dhe trupës së Teatrit Kombëtar realizon leximin në publik të veprës”, thotw zyra e shtypit tw Teatrit Kombwtar. Edicioni i III-të i “Netët e leximit të dramës shqipe” në fazën përfundimtare, atë të leximit, do të shtrihet në një hark kohor 6-mujor, Janar-Qershor 2017.

Teatri Kombëtar do të marr përsipër paraqitjen e 1 ose 2 veprave të lexuara gjatë muajve të lartë përmendur. Kjo për arsye të përfshirjes së aktivitetit brenda periudhës së sezonit artistik dhe për të krijuar një hapwsirë kohore të nevojshme nga leximi në lexim. Në fund, bëhet me dije se Slogani i Teatrit Kombëtar për sezonin 2017-2018 nëse cilësia e veprave të paraqitura do të përmbushë kërkesat artistike që kërkon skena më e madhe teatrore shqiptare do të jetë: “Sezoni i dramës shqiptare në TK”.

(GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: