“Kufizimi i Madh” ka riforcuar pozitat e liderit të Netflix, që numëron tashmë 183 milionë të abonuar, por gjiganti i transmetimit shfaqet me rezerva për të ardhmen e tij për shkak të pasigurive lidhur me pandeminë dhe konkurrencën në rritje të rivalëve të tij.

Platforma ka tërhequr 15,8 milionë abonentë të rinj nga janari në mars, nga 9,6 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas rezultateve të publikuara dje.

Një përshpejtim që grupi e cilëson si të përkohshëm, në lidhje të drejtpërdrejtë me masat e distancimit social të marra në botë për të parandaluarpërhapjen e COVID-19.
“Ky është një rekord i abonentëve të rinj”, theksoi David Sidebottom, analist në Futuresource. “Kjo vjen nga familjet e reja, por edhe nga ish-ndjekësit që kishin ndërprerë kontratën e tyre”, shtoi ai.

Shërbimi i transmetimit ka mundur të kapitalizohet nga entuziazmi i shkaktuar nga “Tiger King” një serial mes tele-realitetit dhe dokumentarit dalë më 20 mars.

Për tremujorin e dytë radhazi, Netflix pret 7,5 milionë klientë të rinj, por theksoi se kjo është vetëm një hipotezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: