Të dielën në orën 19:50 u publikua episodi i parë, i shumëpritur i Reality Show “Gjuetarët e Thesarit”, ne kanalin YouTube Gota News. Ky është produksioni i vetëm i këtij lloji në natyrë, i cili promovon destinacionet më të bukura në Shqipëri dhe që pritej tashmë prej 2 muajsh, që nga publikimi i trailerit të parë.

Gjithçka në kohë rekord, që nga xhirimet vetëm 3 muaj më parë, te publikimi, në ditën e flamurit, “Gjuetarët e Thesarit” thyejnë rekordet e shikueshmërisë në rrjet duke u rënditur ndër videot e produksioneve më të shikuara në Shqipëri në 12 orët e para të publikimit në kanalin YouTube GotaNews.

Një bashkëpunim i medias online GotaNews.tv dhe shtëpisë diskografike Money Music Entertainment, nën drejtimin e producentit Silvi Fort, solli për herë të parë në ekranet shqiptare një reality show, i cili promovon vlerat shqiptare nga veriu në jug.

BalkanWeb ka arritur të marrë një informacion ekskluziv nga produksioni i “Gjuetarët e Thesarit” për nisjen e bisedimeve me gjigandin Netflix. Nëse ky interes fillestar i shprehur nga kompania më e madhe kinematografike e momentit, finalizohet, ky produksion do hynte në historinë si produksioni i parë shqiptar në Netflix.

Gjuetarët e Thesarit / Episodi 1 i plotë:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb