Në kulmin e pandemisë së Covid-19, neuro-kirurgu i parë shqiptaro amerikan, Gentian Toshkëzi zgjidhet në top listën e neurokirurgëve më të mirë për vitin 2020 në shtetin e Pennsylvanisë të SHBA. Cmimi është akorduar nga shoqata “America’s Best Doctors” që rankon mjekët mbi bazën e reputacionit të tyre profesional.

Aktualisht Toshkëzi drejton një ekip kërkimi shkencor në Universitetin e Qëndrës Spitalore “Thomas Jeferson” në Philadelphia në fushën kurimit të sëmundjeve dhe traumave nervore si dhe rigjenerimit të patologjive përkatëse në shtyllën kurizore.

Ky cmim vjen në kohën kur mjeku shqiptar udhëheq aplikimin e teknologjive të fjalës së fundit në operacionet neurokirurgjikale duke aplikuar metoda rrobotike të udhëhequra nga teknologjia 3D. Toshkëzi përfundoi studimet e larta në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë me medalje ari dhe vijoi karrierën në neurokirurgji në Paris për tu specializuar më pas në New York.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb