Ekzaminimi arterieve koronare me teknologjinë më të avancuar “NeuViz Glory+”, skaneri i vetëm në Ballkan me teknologjinë më të avancuar, bëhet tani në Spitalin ‘Salus’.

Ndryshe nga skanerat e tjerë, me këtë teknologji ju mund të merrni rezultate me një saktësi të jashtëzakonshme për diagnoza të sëmundjeve kardiovaskulare, neurologjike dhe shumë të tjera.

‘Jemi krenar të njoftojmë se Spitali Salus ka sjellë teknologjinë “NeuViz Glory+”, skanerin më të avancuar në Ballkan për diagnoza të sakta dhe të shpejta’, thotë Frida Qose, drejtore operacionale e Spitalit “Salus”.

‘Një vend të rëndësishëm në spitalin tonë zënë sëmundjet kardiovaskulare dhe arteriet koronare, të cilat mund të shkaktojnë infarktin e miokardit, që sjellë edhe vdekjen e papritur. Diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm, pikërisht për të parandaluar këto evente madhore’, Loreta Bica, mjeke kardiologe, në këtë spital.

NeuViz Glory+ është i vetmi skaner në Ballkan që përdor teknologjinë më të fundit për të siguruar rezultate të sakta, të shpejta dhe të sigurta për shëndetin. Ky skaner inovativ është i pajisur me inteligjencën artificiale që siguron një nivel të jashtëzakonshëm preciziteti dhe efikasiteti.

“NeuViz Glory+” është një skaner me 256 dedektorë që përkthehet në kohë shumë të shpejtë ekzaminimi, që do të thotë ekspozimi shumë i reduktuar i pacientit në rrezatimin X. Duke qenë një skaner me teknologji shumë të avancuar, shfrytëzojmë protokolle me dozë shumë të ulët rrezatimi, ky skaner mund të përdoret për të ekzaminuar pacientë kronikë, të cilëve i duhet të kryejnë disa ekzaminime skanerike në vit, mund të bëhen depistime në popullatë dhe mund të përdoret për diagnostikimin e pacientëve pediatrik, sigurisht ato që kanë një rekomandim nga mjeku pediatër’, thotë Viola Çela, përgjegjëse e shërbimit te radiologjisë në këtë spital.

Spitali Salus, është I angazhuar për të ofruar trajtimin më të mirë dhe më të sigurt. NeuViz Glory+ është teknologjia që garanton saktësinë dhe sigurinë që keni nevojë për një diagnostikim të shpejtë dhe të saktë në mënyrë absolute.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb