KUKËS- Një vendim gjykate ka nxitur revoltën e një qytetari kuksian, i cili ditën e sotme me një pankartë në dorë ka dalë në protestë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor.

Basri Elezi anëtar i këshillit bashkiak Kukës dhe ish-kryetar i këshillit bashkiak ka akuzuar gjykatës e prokurorë të Kukësit, me emra madje si të korruptuar. Kjo pasi për një çështje që sipas tij është mbyllur, gjykata e ka dënuar me 80 orë pune të detyrueshme për komunitetin.

“Gjykatësit dhe prokurorët e Kukësit janë të korruptuar. Ndaj meje kanë dhënë një dënim me 80 orë pune të detyrueshme për një dënim të 20 viteve më parë për një leje qarkullimi. Prokuroria çështjen e ka mbyllur para 6 muajsh, por gjykata e Kukësit para një muaji më ka dënuar duke shkelur Kushtetutën”, tha Elezi, i cili i bëri thirrje kryeprokurores për marrjen e masave.

Në pankartën e vendosur para shkruhej: “Shpreh neveri për këto gjakpirësa të popullit të pafajshëm. Gjykata dhe prokuroria me prokuror Rita Gjati, Etmond Karriçi, Isuf Shehu, Granit Çipi shkelësit e Kushtetutës, gjakpirësit e popullit, viktima e tyre jam edhe unë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb