Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një dite të mbushur me tensione në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Rama u shpreh se fakti që duhen dëgjuar ndërkombëtarët në lidhje me mos ndjekjen e një rruge të cilën e konsideroi të rrezikshme për Kosovës, nuk është thirrje ndërkombëtare, por nevojë kombëtare.

“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: