SHKODËR
Kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Shkodrës, Benet Beci, foli në lidhje me detyrat që i janë caktuar brenda Partisë Socialiste dhe rrugët që ai do të ndjekë për t’i realizuar.

Beci theksoi se ka si synim që të rrisë punësimin, investimet në sektorët publikë dhe privatë, duke e shtrirë këtë sipas tij jo vetëm qarkut të Shkodrës, por në rang rajonal.

“Ka qenë një moment i rëndësishëm në mënyrën dhe vendimet e mia të mëtejshme, për të bashkuar dhe menduar se si duhet të zgjidhen shumë probleme. Kemi qenë në një takim në Bajram Curri, më kërkuat të takonim kryetarin e bashkisë atje dhe jemi ulur për të punuar, për të parë projekte. Ne lamë atë ditë gjurmë të një pune që ato investime të jashtëzakonshme. Ajo që pash më tej është një dinamizëm, për është një dinamizëm dëshirë vullnet dhe kërkesë ndaj vetes dhe ekipit për t’i shkuar gjërave deri në fund. Ju shihni sot një Shqipëri me investime të nivelit Evropian. Me Gjirokastrën kemi punuar. Ajo që ka munguar dhe është pjesa ime në skuadër, është pjesa se si të maksimizojmë dhe të shtojmë investimet publike, private, punësimin, rritjen e ekonomisë. E kemi filluar aty ku kishim mundësi, në Vaun e Deas, duke investuar aty ku kemi pasur mundësi. Duhet të kemi një plan rajonal, turistike. Jo ndërhyrje të vogla, por të gjitha të koordinuara, që i jep Shkodrës vlerat që ka. Pjesa ime e skuadrës është kjo, që jam caktuar dhe do të përpiqem ta kryej me sa më shumë sukses”, u shpreh Benet Beci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb