Maskat, dezinfektantët dhe distancimi deri në dy metra do të jenë tashmë pjesë e procesit mësimor për arsimin parauniversitar. Prej 14 shtatorit, mijëra nxënës do të duhet të përshtaten me realitetin e ri që po jetojmë.

Pas publikimit të udhëzimit për parandalimin e përhapjes së COVID 19 në shkolla, ka patur zëra të ndryshëm pro dhe kundër si dhe skeptikë që dyshojnë në zbatimin e masave. Epidemiologu Ilir Alimehmeti e vlerëson udhëzimin në parametra ndërkombëtarë por shton se prezenca e mjekëve në shkolla është e nevojshme.

Psikologia klinike Almeida Xhaferi tregon se fëmijët po e përjetojnë më keq se kushdo pandeminë COVIV 19. Ajo thekson se është I nevojshëm sinkronizimi I të gjithë komponentëve për të parandaluar fatalitete të mundshme nga koronavirusi.

Për ekspertin e arsimit parauniversitar, Ndriçim Mehmeti udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë është I pazbatueshëm, duke nënvizuar mbi të gjitha mungesën e një buxheti specifik për arsimin lidhur me rihapjen e shkollave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb