SHBA-Pesëmbëdhjetë vjet nga sulmet në Twin Towers, ku përveç kullave të shkatërruara, stacioni i metrosë i World Trade Center ka një qendër të re për transportet.

Tani është gati stacioni i projektuar nga archistar Santiago Calatrava dhe do të jetë në funksion në fund të muajit mars 2016.

Projekti ka kushtuar rreth 4 miliard dollarë dhe s’kanë qenë të pakta debatet edhe për kohën e realizimit, sa dyfishi i parashikuar.

Stacioni ka kushtuar më shumë Qendra Botërore e Tregtisë, një nga gratacelat më të larta të Shteteve të bashkuara.

Qendra është si një ‘katedrale’ ku drita natyrore depërton në brendësi të saj. Një tjetër seksion quhet The Oculus, do të jetë i hapur në periudhën më të ngrohtë të vitit dhe sigurisht në ditët e 11 shtatorit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb