Është e nevojshme të ç’rrënjosim një herë e mirë kolonializmin në botë, që ende reziston në 17 territore, që presin të vetëqeverisen, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Në vitin 1945, kur u krijua edhe OKB, një e treta e njerëzimit, thënë ndryshe 750 milionë banorë, jetonin në koloni.

Në vitin 1946, 72 vende bënin pjesë në listën e territoreve jovetëqeverisëse.

Sot, kanë ngelur 17 të tilla, shumica ishuj në Paqësor dhe në Amerikën Latine, por edhe në Afrikë, si Saharaja Perëndimore apo në Europë si Gjibraltari.

“Kësaj duhet t’i japim fund. Nuk duhet të harrojmë se popujt e këtyre vendeve presin që të respektohet premtimi për vetëqeverisje nga ana e tyre”, deklaroi Guterres.

“OKB duhet të ndërtojë një dialog konstruktiv mes territoreve dhe pushteteve administrative, në mënyrë që popujt e këtyre territoreve të marrin vendime për të ardhmen e tyre”, theksoi ai.

“Mbetet detyra jonë të amplifikojmë zërin e territoreve për vetëqeverisje”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb