“Metropolitan Museum” i Nju Jorkut parashikon të rihapet në mes të gushtit ose disa javë më vonë me orare të reduktuara, njoftoi muzeu.

Institucioni, i mbyllur më 13 mars, është muzeu i parë i madh i qytetit që njofton datën e rihapjes, ndërkohë që guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo nuk ka dhënë ende afate.

Plani i tij parashikon një rihapje me katër faza për çdo rajon të shtetit, më të prekur nga pandemia e COVID-19.

Rifillimi i aktiviteteve artistike do të ndodhte në fazën e katërt dhe të fundit. Qyteti i Nju Jorkut nuk ka autorizuar ende fillimin e fazës së parë.

Përveç përshtatjes së orareve dhe mungesës së vizitave me guidë, “Metropolitan Museum” nuk do të organizojë konferenca apo koncerte deri në fund të vitit 2020, për të shmangur grumbullimet, që favorizojnë përhapjen e koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb