Rreth 820 milionë fëmijë në mbarë botën kanë mungesa të objekteve themelore të larjes së duarve nëpër shkolla, duke rritur rrezikun e ngjitjes së koronavirusit, njoftuan sot agjencitë e Kombeve të Bashkuara, OBSH dhe UNICEF.

“Dy në pesë shkolla nuk u sigurojnë fëmijëve sapun dhe ujë”, sipas një raporti të OBSH-së dhe UNICEF-it.

“Në vendet më të varfëra, shtatë nga 10 shkollave u mungojnë mjetet e larjes së duarve, dhe gjysma nuk kanë qasje në shërbimet themelore të kanalizimeve dhe ujërave”, vazhdon raporti.

Më shumë se një e treta e afërsisht 818 milionë fëmijëve, që nuk kanë këto lehtësira themelore, janë nga Afrika subsahariane.

Raporti vjen ndërkohë që shkollat ​​në mbarë botën po përpiqen të rihapen gjatë pandemisë në vazhdim e sipër.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb