Në Gjykatën Federale të Bruklinit të mërkurën, ditën kur njeriu më i urryer në Amerikë, Martin Shkreli, doli para gjykatës ishte edhe Albert Veliu i akuzuar për pastrim parash në vlerë prej 800,000 dollarë të cilat i kishte të ardhura nga rrjeti i drogës.

Martin Shkreli, 34 vjeç ishte mes 9 personave të akuzuar për pastrimin e qindra mijëra dollarëve në një operacion që kapi marijuanën dhe armë të ndryshme që e kanë origjinën nga Kosova.

Një nga të pandehurit, Albert “Benny” Veliu është akuzuar për shitjen e armëve që ai i referohej në bisedat telefonike të regjistruara fshehurazi si “atlete” – më shumë se një duzinë AK-47, si dhe një lëshues raketash M80 Zola anti-tank që ai e quajti “Sneaker me madhësi Shaq”, shkruan “New York Post”, raporton Insider.

pharma-bro-martin-shkreli-heads

59-vjeçari Shkreli dhe të tjerë, thuhet se kanë bërë pastrim parash së bashku me Albert Veliun.

Veliu, Curanovic dhe një tjetër bashkëpunëtor Anthony Noterile u kapën në përgjime që ndërmjetësonin një marrëveshje me burimet konfidenciale për të siguruar shërbime të pastrimit të parave.

Veliu dhe Curanovic akuzohen gjithashtu për blerjen e marijuanës nga tregtari i Kalifornisë, Trish Lum.
Lum dhe Shkreli ende nuk janë arrestuar, kanë thënë zyrtarët. Ndërsa të tjerët u akuzuan në gjykatën federale të Bruklinit të mërkurën pasdite.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: