UASHINGTON – Një shkëmbim korrespondence mes Osama Bin Laden dhe një zyrtari të Al-Kaedës ka zbuluar që CIA (Agjencia Qendrore e Shërbimit Sekret amerikan) ka marrë pjesë, gabimisht, në financimin e organizatës terroriste që ajo luftonte, njoftoi e përditshmja ”New York Times”.

”Në vitin 2010, një milion dollarë që vinin nga një fond i vënë në dispozicion të qeverisë afgane nga agjencia amerikane e shërbimit sekret kanë përfunduar në arkat e Al-Kaedës, në atë kohë dobësuar nga sulmet e kryera nga vetë CIA”, njofton ATA.

Në atë kohë, Afganistani, që kishte vështirësi për të mbledhur fonde për t’i paguar Al-Kaedës në këmbim të lirimit të një diplomati afgan të rrëmbyer nga organizata terroriste, kishte gërmuar në një llogari sekrete të qeverisë afgane, që financohej çdo muaj nga CIA.

Ossama Ben Laden e kishte kuptuar origjinën e fondeve dhe dyshonte se amerikanët po bashkëpunonin me qeverinë afgane. Shefi i Al-Kaedës, që i trembej ndonjë helmimi apo gjurmimi të mundshëm, u kërkoi në atë kohë autoriteteve të kryenin shkëmbimin me një prerje tjetër kartmonedhash.

”Nuk bëhej fjalë për një kurth ndaj organizatës terroriste”, zbulon New York Times, por për një shembull mes të tjerëve të financimit të grupeve terroriste nga SHBA-ja për shkak të mungesës së mbikëqyrjes dhe kontrollit nga ana e shërbimeve sekrete amerikane.

Letrat mes Bin Ladenit dhe Atiyah Abd Al-Rahman u gjetën në komjuterar dhe mes dokumenteve të sekuestruara gjatë sulmit amerikan, në të cilin shefi i Al-Kaedës u vra në Pakistan në vitin 2011.

Diplomati, Abdul Khaliq Farahi ishte konsulli i përgjithshëm i Afganistan në Peshauar, në Pakistan, kur u rrëmbye në shtator të vitit 2008, disa javë para se të merrte funksionin e ambasadorit.

Ai u lirua dy vite më vonë, kur Kabuli pagoi një shpërblim prej pesë milionë dollarësh, i pesti që vinte nga një fond sekret i financuar nga CIA nëpëmjet financimeve mujore për presidencën, sipas të përditshmes që citon zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: