SHBA

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i afrohen 100 mijë të vdekurve nga koronavirusi, New York Times ka vendosur të publikojë emrat dhe një pjesë të shkurtër nga jeta e 1 mijë viktimave në faqen e parë të së dielës.

“Një mijë njerëz përfaqësojnë vetëm 1% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi, por asnjëri prej tyre nuk ishte vetëm një numër”- shpjegon gazeta në një hyrje të shkurtër.

Kujtojmë që deri tani në SHBA janë infektuar nga koronavirusi 1,622,670 persona nga të cilët kanë humbur jetën 97,087.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: