New York Times ka publikuar disa pamje, të cilat dyshohet se janë regjistrim i mënyrës së si forcat ruse kanë vrarë të paktën tetë ukrainas të zënë rob gjatë 4 marsit në Bucha.

Qyteti i Buchas është bërë i njohur për krimet e shumta të luftës që janë kryer atje nga trupat ruse.

Dëshmitarët ukrainas dhe videot e kamerave të sigurisë që i ka siguruar New York Times, tregojnë se parashutistët rusë kanë vrarë të paktën tetë burra ukrainas në periferi të Kievit, vrasje të cilat konsiderohen krime lufte.

Kjo është hera e fundit që këta burra janë parë gjallë. Në dy video të ndryshme, parashutistët rusë i dërgojnë në kolonë duke ua drejtuar armën në kokë në një rrugë në Bucha. Disa prej të burgosurve ukrainas ecnin me duart e lidhura pas koke. Ec djathtas busht*r ukrainase”, dëgjohet njëri prej ushtarëve rusë duke i urdhëruar.

Videoja e cila është publikuar në një [postim në rrjetin socila Twuitter, u filmua gjatë 4 marsit nga kamerat e sigurisë në një shtëpi aty pranë. Neë York Times ka arritur ta sigurojë këtë material, që është dëshmi se ata ishin burgosur dhe pas disa minutave janë vrarë.

Nga një kënd tjetër, civilët ukrainas qëndrojnë të shtrirë në tokë. Madje një ushtarë rus fillon t’i numëroj një nga një ukrainasit.

Sipas dëshmitarëve, pas përfundimit të videos që nuk e shfaq ekzekutimin, ushtarët rus kishin dërguar civilët në një ndërtesë që e kanë shndërruar përkohësisht në bazë ushtarake, nga ku janë dëgjuar të shtënat.

Prej asaj kohe civilët ukrainas kurrë nuk janë parë duke u rikthyer, në burgun ku po mbaheshin të mbyllur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb