Në tri të shtuna, në News 24, bashkohen talentet dhe emrat e mëdhenj te muzikës.  Festa e Këngës  Shqiptare e organizuar nga kompozitori i njohur Gjergj Leka mbledh emrat e ikur dhe të rinjtë në një organizim që risjell repertorin e artë të muzikës 

Në kohë të vështira për muzikën ashtu si për një komb, sytë, kthehen gjithnjë nga emrat e mëdhenj që përbëjnë autoritete në laminë e tyre.

Nëse tranzicioni solli një formë  lirie, me të erdhi edhe kaosi i zhanreve, mendimeve dhe shpesh, perceptimeve të mbivendosura për cilësinë artistike. Muzika e lehtë në të shumtën e vet u zhbë, për t’i lënë skenat kompozimeve e teksteve që e bjerrën shumë, qoftë identitetin e melosit, qoftë talentin e interpretëve. Tri dekada pas nevojës që me prangat të çliroheshim edhe nga çdo gjë që dukej se na lidhte me të shkuarën, rimarrja e asaj që vlen, për ta rikthyer në vendin që meriton, ka rifilluar. Festa e këngës shqiptare e organizuar nga kompozitori Gjergj Leka, rikthen artistët e ikur dhe ngjit në skenë të rinjtë që këndojnë këngët e mëdha shqiptare. Në tri të shtuna, në Neës 24, bashkohen talentet dhe emrat e mëdhenj, për një festë të këngës shqiptare. Ritakimi i kengëtareve pos reflektim është edhe një çast për të kujtuar, kohët pa liri.

Ilir Shaqiri rrëfën se më 1998 ka ardhur ilegalisht në Shqipëri.

Ndërsa, Leonard Bulku kujton se në vitin 1982 është dënuar pse ka kënduar tek Liqeni.

Alida Hisku shprehet se ka 38 vjet që e kanë zhdukur nga skena.

Ndërsa, Rajmonda Kameri tregon se babanë e kishte në burg dhe kjo gjë bëri që ajo të hiqej nga skena.

Vitet e veshtira kanë lënë vraga të pashlyeshme për secilin këngëtar. Ylli i viteve 70-80 e ka gjetur megjithatë, forcën për të mbijetuar.

Hisku deklaron se është larguar nga skena, pa dashje, kur ishte vetëm 23 vjeçe.

Nese Shqipëria vuante shtypjen nga sistemi komunist, Kosova vuante atë jugosllave. Secili gjente shtigjet e veta të shpëtimit.

Ilir Shaqiri deklaron se ka marrë pasahaportë shqiptare me emër tjetër.

Jetët e artistëve qenë të ndryshme dhe format e dënimit, po ashtu.

Bulu thotë se dashuria në atë kohë duhet të ishte për stallieren.

Pavarësisht teksteve që shpesh përçonin propagandë ideologjike, duke dëshmuar ato që cilësoheshin arritje, notat muzikore merrnin motivet vendase. Dënimet në kulmin e krijimtarisë shkaterruan jetet e artisteve dhe vete karrierat e tyre.

Alida Hisku shprehet se ka humbur shumë vite, por se këtë gjë e merr si përvojë.

Në vitet e lirisë, secili prej tyre, kur kthen kokën pas, ndjen krenari për atë që ka zgjedhur të bëjë.

Shaqiri shton se ka punuar në studio ilegale, por se kjo punë ia vlejti.

Ritakimi i emrave të artë të skenës në një festë që  i kushtohet pjesës më të mirë të muzikës, përbën një vlerë të shtuar për artin që i kanë dhënë jetë.

“Gjergji me hoqe 30 vjet mungese”, shprehet Alida Hisku. Kamberi thotë se është kënaqësi të ngjitet në skenë pas 30 vitesh.

“Gjergj Leka po me rikthen si ateherë”, tha Bulku.

Këngët e kahershme janë riorkestruar nga Gjergj Leka që prej pothuaj një viti është investuar personalisht për të sjellë para publikut zërat e artë e këngët e paharrueshme.

Alida Hisku deklaron se vjen me një këngë që e patën zhdukur. Kurse, Ilir Shaqiri shprehet se vjen me një poezi të Lasgushit. “Vij me nje poezi te Lasgushit”, tha Shaqiri.

Ne fund, dikush kujton miqësite e rinisë dhe prapësite e dikurshme.

Bulku tha se me Gjergjin ka qenë rebele, por se të dy donin muzikën.

Dikush kujton duartrokitjet me mall dhe mbase jep arsyet që ndërsa e hoqën nga skena, të tjerë e donin shumë.

Festa e muzikës shqiptare, si çdo festë është kohë për të qeshur, kohë për të gëzuar dhe për të kujtuar çastet më të bukura e ato më të vështira, produkt i të cilave jemi.  Në tri të shtuna, Gjergj Leka mbledh më të mirët me tinguj e biseda që u rijapin peshë vlerave e emrave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb