Një ditë pasi kryeministri i vendit Edi Rama bëri publik lajmin e shpërndarjes së vaksinës së parë antiCovid në vendin tonë, mësohen detaje të reja.

Kamera e News24 ka hyrë sot brenda ambienteve të stadiumit “Air Albania” ku janë krijuar 60 qendra të posaçme për pacientët e parë që do të vaksinohen.

Mësohet po ashtu se përgatitjet në këto ambiente janë drejt përfundimit që gjithçka të jetë gati e të nisë rreth pasdites procesi i vaksinimit.

Ashtu siç ishte njoftuar edhe më herët, të parët që do të vaksinohen janë mjekët dhe infermierët, Mësohet gjithashtu se doza e dytë e vaksinës mund të merret pas 21 ditësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: