Ditën e sotme është zbuluar një fermë hashashi në Dimal.

Gazetarja Eneida Petova, në një raportim për News24 ka zbuluar detaje të reja mbi operacionin ndërsa tha se po vijon puna për kapjen e krerëve të grupit.

Petova tha se disa prej 80 grave të shoqëruara janë ndjerë keq në momentin që efektivët kanë zbarkuar në serë, duke pasur probleme edhe me tensioni, ndërsa është për tu përmendur se mosha e tyre ishte relativisht e lartë, mbi 60 vjeç.

Burrat e arrestuar kryenin punën e mbikqyrjes, ndërsa gratë të paketimit të lëndës narkotike.

“Sera me kanabis ku ndodhen edhe forcat e policisë, po mbërrijnë mjete të tjera. Është krijuar perimetri i policisë, është gjetur një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike dhe nuk dihet numri i personave të kapur brenda serës. Mendohet se janë 80 gra por ka edhe burra dhe disa prej tyre janë nga qyteti i Beratit. Mendohet që policia është në kërkim të organizatorëve që nuk u gjetën në serë.

Në serë përveç hashashit ishin mbjellë edhe perime.

Dyshohej se brenda serës bëhej paketimi i drogës. Sera, ngjitur një zone të mbjella me domate, një parcelë e mbjellë me domate dhe një me hashash. 2 hektarë, 80 përqind ka qenë e mbjellë me hashash dhe pjesa tjetër me perime.

Pjesa më e madhe e personave të gjetur në serë, gratë janë gjetur duke punuar ndërsa burrat duke mbikëqyrur. Burime brenda prokurorisë, bëjnë me sasie se po punohet për kapjen e të tjerë personave.

Aktiviteti kriminal ka të paktën 2-3 muaj që vijon. Aksioni ka qenë top sekret.
Disa nga të shoqëruarat kishin probleme shëndetësore, probleme me tensionin e lartë, kaosi i krijuar me 100 efektivë që ynë menjëherë në serë, dhe mosha e grave që ka qenë relativisht e lartë, shumica mbi 60 vjeç”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: