Biznesmeni Rruzhdi Hoxha, babai i dy fëmijëve u gjet i vdekur në një humnerë në Qafë Mollë pas malit të Dajtit.

“News24” ndodhet në vendin ku u gjet i vdekur biznesmeni. Gazetarja Klodiana Lala tha për “Balkanweb” se nga të dhënat paraprake rezulton se 43-vjeçari është qëlluar me armë dhe më pas është hedhur trupi në greminë.

Bëhet me dije se trupi ka dëmtime të shumta dhe nuk dihet nëse janë shkaktuar vetëm nga arma, apo ka pësuar dëmtime gjatë hedhjes në greminë.

Prej disa ditësh po mbahet në polici miku i tij dhe personi i fundit që e ka kontaktuar Ferdinand Rrushi, policia ndoqi itinerarin e të dyshuarit, për të mbërritur edhe në vendin e ngjarjes.

Rrugës për mbërritur në vendin ku është gjetur i pajetë ka disa biznese në zonë por edhe një qendër ushtarake e cila ka kamera të rezolucionit të lartë dhe vetëm me ndihmën e tyre forcat e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Hetuesit i orientoi fakti, se tek zona e Shkollës së Bashkuar dy ditë më parë, një qytetar gjeti një telefon të thyer që rezultoi se ishte i viktimës.

Gazetarja Lala se pista më kryesore është ajo e borxheve që mund të kishte biznesmeni, pasi firma e inerteve të 43-vjeçarit ishte drejt falimentimit, ndërsa shtoi se i vëllai i viktimës ka mohuar që biznesmeni të ketë pasur borxhe.

Gjithashtu janë duke u hetuar edhe pista të tjera, si jo e drogës. Të gjithë personat që kanë pasur kontaktet e fundit janë duhet u hetuar.

Prova më e fundit është telefoni celular dhe sipas hetuesve janë grumbulluar shumë detaje si edhe foto që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjeve.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: