Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka raportuar ditën e sotme nga Veriu i Kosovës mbi situatën aty pas vrasjes së një efektivi të policisë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një grup i armatosur rëndë.

Lala ka zbuluar se policia e Kosovës ka blinduar fshatin e Banjskës, pasi e konsideron hyrjen në këtë zonë të rrezikshme për shkak të shkëmbimit të zjarrit.

Ajo raportoi po ashtu se ka dyshime se ka më shumë se 3 të vrarë në radhët e agresorëve serbë që janë vendosur në manastirin e Banjskës.

“Hyrja në fshatin Banjskë tanimë konsiderohet e rrezikshme pasi forcat e policisë janë përfshirë në shkëmbimin e zjarrit me grupin e armatosur serb. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me grupin e armatosur janë vrarë 3 sulmues, ndërsa ka informacione të pakonfirmuara se numri i agresorëve të vrarë mund të jetë më i lartë.

Sulmuesit janë të armatosur rëndë dhe të veshur me rroba ushtarake. Ata janë vendosur në manastirin e Banjskës. Policia e Kosovës është vendosur në gatishmëri të plotë, ndërsa forcat e KFOR janë vendosur në hyrje të Mitrovicës”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb