Këtë sezon televiziv ajo do të “ndryshojë shtëpi”! Nuk do e shohim më në ekranin ku ishte pozicionuar për vite me radhë, por do të bëhet pjesë e televizionit më të madh informativ në vend News24.

Anila Çela, një nga moderatoret e njohura të ekranit, një portret familjar për audiencën që prej 13 vitesh ka qenë pjesë e pandarë e televizionit, por për herë të parë do e shohim në një ekran të ri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga detajet e para mësojmë se asaj i është besuar një format i përditshëm. Me tematika nga më të larmishmet, me të ftuar special, personazhe nga jeta publike në vend e personalitete nga bota e medias, politikës, showbiz-it, lifestyle-t, Anila do të shfaqet për herë të parë nën një logo të re televizive.

Për herë të parë ajo doli në ekran përpara 13 vitesh, kur iu besua emisioni i mëngjesit “Konak”, më pas “Caffe Express”. Pak kohë më pas, një tjetër emision pasditeje i quajtur “Ora 5pm” dhe vitet e fundit formati “Nga e para”!

Pas një periudhe të shkurtër shkëputjeje, këtë herë është News24 që e rikthen me protagonizmin e saj moderatoren e njohur në një emision të përditshëm që do të nisë shumë shpejt!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: