News24 ka siguruar raportin për mbetjet që u gjetën në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, që solli në arrestimin e 6 personave. Pas sekuestrimit të mbetjeve, është bërë analiza e tyre nëse kanë pasur përmbajtje radio-aktive.

Në raport thuhet se janë bërë matjet me pajisjen MINI RAD të mbetjeve, nga e cila rezultoi se ato nuk kanë përmbajtur radio-aktivitet. Procedura u shoqërua me fotografitë e nevojshme kriminalistike.

  • foto galeri
  • foto galeri

TE ARRESTUAR
Kujtojmë se në pranga përfunduan Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: