News 24 ka zbardhur draftin e Këshillit Europian për negociatat me Shqipërinë. KE shprehet se përgjigja për negociatat për vendin tonë do të jepet jo më vonë se tetori i 2019. Në draft po ashtu thuhet se vërehet vullnet politik për të bërë përpara.

“Përgjigja për negociatat me Shqipërinë do të jepet jo më vonë se tetori i 2019. Vërehet vullnet politik për të ecur përpara”, thuhet saktësisht në draft-raport.

  • foto galeri

Po ashtu, KE thotë se mirëpret miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi. KE po ashtu shprehet se mbështet transformimin e Ballkanit Perëndimor.

“Këshilli mirëpret zbatimin e Reformës në Drejtësi. BE  të mbështesë transformimin e Ballkanit Perëndimor. Mirëpresim progresin në procesin e Vettingut. Këshilli vëren nevojën për plotësimin e vendeve në Kushtetuese”, thuhet më tej në draft-raportin e KE.

Këshilli Europian thekson se e inkurajon Shqipërinë për të cuar më tutje ligjin për minoritetin. KE thotë se duhet të zbatohet reforma për të drejtën e pronës e po ashtu të përparohet edhe në drejtim të konsolidimit fiskal.

“Këshilli inkurajon Shqipërinë për ligjin për minoritetin. Të zbatohet reforma për të drejtat e pronës. Shqipëria të përparojë me konsolidimin fiskal. Forconi masat deri në parandalimin e fenomenit”, thuhet në raportin e KE-së.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb