Dy vjet nga përfundimi i mandatit të Bujar Leskajt si kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit , ky i fundit qëndron ende në detyrë për shkak të ngërçit të krijuar mes Presidentit dhe kuvendit.

News 24 zbardh draftin e maxhorancës për të zhbllokuar procesin e emërimit të kryetarit të ri të KLSH që synon të ndërhyjë në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në projektligjin që pritet të dorëzohet në Kuvend, parashikohet shfuqizimin në ligjin aktual të normativës që mban ende në detyrë Bujar Leskajn deri në zgjedhjen e pasardhësit. Maxhoranca propozon shtimin e postit të zëvendëskryetarit të KLSH.

“Kuvendi me propozim të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit emëron zëvendëskryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zëvendëskryetari emërohet për një mandat trevjeçar, me të drejtë rizgjedhje më shumë se një herë dhe ushtron funksionet e Kryetarit, në të gjitha rastet kur vendi i Kryetarit mbetet bosh për shkak të mbarimit të mandatit ose shkarkimit”.

Përmes një dispozitë tranzitore në ligjin për funksionimin e KLSH,Socialistët ja delegojnë komisionit të ekonomisë kompëtencën për të emëruar zëvëndëskryetarin.

‘Komisioni për Ekonominë dhe Financat, brenda 15 ditëve vijuese i propozon Kuvendit, kandidaturën që do të komandohet në postin e Zëvendëskryetarit të KLSH dhe do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e emërimit dhe plotësimit të vakancës së Kryetarit të KLSH’

Do të duhen 84 vota në kuvend për ti hapur rrugë shtimit të një posti të ri në kontrollin e lartë të shtetit cka do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit me Presidentin e Republikës të cilit i janë refuzuar tre kandidatura.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb