Në një intervistë për një televizion francez Nexhmije Hoxha e ka krahasuar veten me Nënë Terezën. Gazetari francez, shkruan se pa treguar ndonjë keqardhje, ajo e krahason punën e saj me atë të Nënë Terezës.

“Atë që bëri Nënë Tereza për Indinë, e bëra unë për Shqipërinë”, ka thënë bashkëshortja e Enver Hoxhës në një dokumentar për televizionin francez Planet + në ciklin e dokumentarëve “Gratë e Dikatorëve”.

Bashkëshortja e diktatorit shqiptar, që për 50 vite mbajtën Shqipërinë nën thundrën e komunizmit stalinist, duke folur për regjisorin Joel Soler thotë se, nuk i pëlqen nofka që i kanë vënë “Merimanga e zezë”.

“Kjo grua e vogël dhe vjetër është e veja e Enver Hoxhës, despotit të pastër stalinist dhe të vështirë, i cili udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë për më shumë se dyzet vjet me spastrimet dhe internime masive”, shkruan televizioni Planet +.

“Nexhmije Hoxha padyshim që ka gjak mbi duart saj”, vazhdon televizioni francez, që pak ditë më parë ka transmetuar edhe dokumentarin për gruan e diktatorit shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: