TIRANE- Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka përmes një statusi në Facebook ka përkujtuar sot 27-vjetorin e themelimit të Rilindjes Demokratike. Açka thotë se sot e kësaj dite medias së lirë dhe fjalës së lirë i janë vënë zinxhirët më shumë se ditën që u pagëzua si e tillë. E në median e sotme të lirë, më shumë se çdo gjë tjetër shkrimtares i ka bërë përshtypje hapësira që zë e veja e diktatorit Hoxha, Nexhmija.

STATUSI I PLOTE

Për të burgosurën fjalë të lirë
Ndërsa festohet për ditëlindjen e fjalës dhe medias së lirë, askush nuk e ka menduar se 25 vite me pas, Nexhmije Hoxha do të na uronte përmes medias së lirë Vitin e Ri 2018. Sigurisht, nuk po them në ato ditë të ankthit të Lirisë t’i ishte shkruar fati si Çausheskëve në periferi të Tiranës, nuk po them të vdiste në burg, nuk po them të mos I jepet e drejta të flasë, por “shtëpia e dashur” nuk kishte pse I jepej fshehurazi të kujtonte 30-vjetorin e burrit të vdekur, të ishte denuar per genocid klika e saj dhe jo per kafe e sofrabezë, t’i kërkohej t’u kërkonte falje viktimave të krimeve komuniste para se të qesëndiste se nga trafiku I rrugëve të demokracisë, janë vrarë më shumë shqiptarē se nga tytat e diktaturës.
Kur e kam shkruar këtë reportazh që po postoj kētu, nuk e kam besuar kurrë që fjala dhe media e lirë do të ishte më me zinxhirë nga dita kur u pagëzua si e lirë. Tani media është politike dhe fjala është e ngrirë. Përveç shumë pak gazetarëve me integritet dhe ndonjë tarallaku që në vend të gojës ka kloset. Dita për të duartrokitur AntiLirinë.
26169016_10213248703684264_6163237024697616748_n

26195626_10213248702284229_8657944421973257475_n


(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: