Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona në kuadër të operacionit policor ‘Next’ pasi kishin përshtatur ambientin e një lokali për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. 

Të arrestuarit janë shtetasit A. E., 28 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe B. Ç., 63 vjeç, të tre banues në Durrës, ndërsa gjykata ka caktuar ndaj tyre masën e arrestit me burg.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Durrës / Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Next”.

Të kërkuar sepse përshtatën një lokal për përdorim dhe shpërndarje droge, në vitin 2019, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të punës policore për kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Next”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. E., 28 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe B. Ç., 63 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj këtyre 3 shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2019, përshtatën lokalin e shtetasit të vënë në pranga B. Ç., për përdorim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: